Digjet makina në Gjirokastër

Digjet një autoveturë në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme pas kalasë së qytetit në rrugën që të çon drejt lagjes "Manalat".

Autovetura që i përket një banori të kësaj lagjeje, ka marreë flakë në rrethana ende misterioze.

Ndërkaq forcat zjarrfikëse dhe ato policore kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakqve.

Shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në impjantin e gazit të instaluar kohët e fundit në automjet.