Grevë për KEMP-in në Elbasan, personat me aftësi të kufizuara kundërshtojnë heqjen e pagesave
Personat me aftësi të kufizuar kanë lajmëruar një grevë urie në Elbasan. Ata kanë thënë se KEMP-et e tyre janë ndaluar prej 2 muajsh, ndërsa shteti sipas tyre nuk u ka dhënë asnjë përgjigje për ndalimin e pagesave.
Me lot në sy po tregon se KEMP-in ja kanë hequr prej dy muajsh.
Si kjo vajzë janë rreth 160 persona me aftësi të kufizuara në Elbasan të cilët nuk kanë marrë KEMP-in.
Për këtë arsye 4 prej tyre njoftuan se të mërkurën do të futen në grevë urie.
"Na është bërë padrejtësi, na është hequr fare KEMP-i. Nuk kam asnjë arsye. Më mori punonjësja e bashkisë në telefon dhe më tha duhet të paraqitesh në KEMP-in epror në Tiranë nga 13 tetori".
"Shkova për KEMP-in dhe mora 230 mijë lekë nga 430 mijë lekëshi."
Ata thonë se heqja e këtij KEMP-i i dëmton shumë pasi nuk janë të aftë për punë dhe me të mbajnë familjen.
"Asnjë të ardhur tjetër, nga 1 nëntori nuk kemi marrë asnjë lekë."
Është e paqartë asyeja për ndërprerjen e pagesave për këtë kategori.
Pas bërjes publik të lajmit, përfaqësues të kujdesit social shtetëror mbërritën në orët e pasdites së sotme në vendin e grevës e pas diskutimesh me grevistët kanë rënë dakord të ndërpresin përkohësisht grevën për të patur një takim në Tiranë të hënën ku do të diskutohen kërkesat e tyre në drejtorinë rajonale të kujdesit shëndetësor kombëtar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

