Fshati “i plakur”, Panahori i Ballshit i braktisur, ata që mbetën vuajnë për ujë
Ikjet masive nga zonat rurale janë duke boshatisur fshatrat. Në Panahor të Ballshit kanë mbetur pak banorë kryesisht të moshuar. Ata shprehen se ndihen të harruar nga institucionet që nuk kanë investuar asgjë në fshat, ndërsa thonë se që pas viteve 1990 ata nuk kanë ujë të pijshëm
Grilat e mbyllura dhe kyqet në dyert e shtëpive janë dëshmi se braktisjes së fshatit Panahor në Ballsh.
Në rrugë vështirë që gjen njerëz.
Investimet e munguara në fshat shihen në çdo pjesë të tij, që tek rrugët e kanalizimet.
Banorët thonë ikjet kanë qenë të mëdha, ndërsa në fshat kanë mbetur vetëm të moshuarit.
"Kanë ikur, pjesa më e madhe ka ikur se janë pa punë. Çfarë të bëjnë. Detyrimisht kërkojnë për një jetë më të mirë. Kanë ikur nëpër botë e këtu kanë mbetur vetëm pleqtë e plakat," tha një banore.
Ata thonë se vuajnë për ujë të pijshëm prej 30 vitesh.
"Ujin e marrim me gomar. Tubacionet janë shtrirë që në kohën e Enverit. Pinim ujë një-dy orë, tani fare. S'kemi ujë fare që kur u kthye sistemi," tha një i moshuar.
Dikur fshati Panahor me 8 lagje ka pasur 400 familje, ndërsa sot llogaritet të kenë mbetur 1/4 e banorëve.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
