Ulsi Manja: Amnisti ka, por jo në fundvit
Ndryshe nga tradita e deritanishme amnistia që po përgatitet nga qeveria, nuk do të zbatohet për fundvit.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, theksoi se nuk ka kohë për miratimin e draftit në Kuvend, pasi vetëm dy seanca kanë mbetur. Kjo shtyrje e ndërmarrë nga qeveria për vitin që vjen, e afron amnistinë me fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023
Ulsi Manja : “Për këtë vit, Parlamenti një ose dy seanca ka”.
Edhe pse deklarata e kreut të Ministrisë së Drejtësisë ia faturon vonesën axhendës së Parlamentit, nga ana tjetër duket se Drejtoria e Burgjeve është në fazën e vlerësimit dhe hartimit të draftit për të përcaktuar se kush përfiton dhe kush përjashtohet nga amnistia.
Manja: “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e Drejtësisë, sigurisht që janë në fazën e vlerësimit”
Vendimi për shtyrjen e amnistisë nga periudha e fundvitit, siç ka qenë tradita e mëparshme për në vitin e ardhshëm, duket se e afron këtë akt me fushatën për zgjedhjet lokale, të cilat janë dekretuar nga presidenti për tu mbajtur më 14 maj 2023.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.