Të premten zgjidhet kreu i ri i SPAK, tre kandidatë në garë
Këtë të premte, 16 dhjetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Mbledhja do të nisë në orën 10 dhe do të zgjasë 120 minuta.
Veç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, do të jenë të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Programi OPDAT dhe Delegacioni i Komisionit Evropian.
Fillimisht do të zhvillohen intervistat me kandidatët që kanë plotësuar kushtet e kandidimit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, konkretisht Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video dhe do të zgjasë 30 minuta për secilin kandidat, duke filluar sipas rendit alfabetik.
Më pas do të bëhet zgjedhja e kandidatit fitues për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
