Hasimja: Opozita nuk do bëjë "harakiri" më 6 dhjetor, Vuçiç fut në lojë influencat ruse me BE

Analisti Ermal Hasimja e quan instrument të mirë procesin e primareve madje sugjeron që një praktikë e tillë të aplikohet edhe në partitë e tjera.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Anila Zyberaj, Hasimja komentoi dhe protestën e 6 dhjetorit në ditën e samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor dhe mos pjesëmarrjen e Vuçiç në këtë takim.

Ora News: Si ju duket procesi. A ishin të domosdoshme

Ermal Hasimja:  Është një instrument shumë i mirë i demokracisë. Si parim  është për tu përshëndetur,  por pastaj varet se çfarë prodhojnë. Të shohim. Si koncept do ishte mirë të aplikohej dhe nga partitë e tjera jo vetëm PD. Nuk pritet proces ideal por është e rëndësishme që rezultatet të dalin në mënyrë të saktë të reflektojnë vendimin e atyre që kanë votuar. Fatki që kemi disa kandidatë seriozë tregon që primaret brenda PD-së janë marrë seriozisht dhe kjo është pozitive.

Poll

Ora News: Si e shihni protestën e 6 dhjetorit?

Ermal Hasimja: Frika ndaj protestës është e ekzagjeruar. Nuk besoj se opozita do të bënte harakiri (vetevrasje)  dhe të shkaktojë trazira e të njollosej në ditën e samitit. Nuk pres protestë me problem, por synon ti tregojë opinionit publik panëkaqësinë e opozitës dhe qytetarëve që synon të bashkohet me të ndaj qeverisjes së shumicës.

Nuk pres trazira. Të dyja palët edhe forcat e rendit dhe opozita do të jenë shumë të kujdesshëm të mos kenë provokime dhe të mos ketë probleme.    

Ora News: Si e shikoni refuzimin e Vuçiç që të mos jetë pjesë e këtij samiti?

Ermal Hasimja:  Janë pjesë e lojrave ballkanike që nuk e prekin Shqipërinë. Janë pjesë e lojrave që Serbia ka me BE-në. Ndryshe nga ne shqiptarët që i lutemi BE-së të na marrë Serbia përpiqet të fusë në lojë influencat ruse, për të futur elementin e xhelozisë dhe presionit. Është logjikë tërësisht e ndryshme nga politika shqiptare.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.