Alimehmeti: E drejta për protestë është demokratike, në 6 dhjetor do të jemi paqësor
Në një intervistë për RTV Ora, kandidati në Primaret e PD-së për Tiranës, Ilir Alimehmeti tha se e drejta për protestë është demokratike.
Ai u shpreh se vetëm një vend që është regjim nuk i do protestat dhe shtoi se edhe në Evropë ka protesta të tilla gjatë samiteve.
Alimehmeti: E drejta për protestë është demokratike. Protesta është paqësore dhe nuk ka sens të kundërt. Ne jemi pro Evropës, por fakti është se po mbahemi jashtë Evropës me një qëndrim lindor dhe popullata po ikën drejt Evropës. Kjo është ajo që duhet bërë e qartë. Jemi kundër shpopullimit sepse edhe ata në Evropë janë kundër emigrantëve. Të protestosh është formë demokracie dhe e lejon kushtetuta jonë dhe e gjithë vendeve evropianëve. Protesta do të jetë paqësore.
Nëse dikush nuk do që të pranojë një protestë ky nuk është një vend demokratik, por një vend autokratik. Kemi parë shumë samitit që janë shoqëruar me protesta në Evropë. Demokracia i ka të dyja, edhe fuqinë e votës, edhe protestën. Populli ka të drejtë që ta reklamojë veten edhe përmes protestës. Partitë nuk bëhen nga gjyqet dhe partitë kundërshtare, por nga njerëzit që kanë të drejtës se si të zgjedhin dhe që vendosin për logot dhe ngjyrat.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
