Rama e thotë qartë: Jemi makineri që nuk thyhet, forca më e organizuar në politikën shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2022, 12:11
Kryeministri Edi Rama deklaroi se PS është një makineri e cila nuk thyhet.
Sakaq për opozitën u shpreh se “Të tjerët i duartrokasim për përpjekjet që bëjnë për tu organizuar por janë shumë larg nesh”.
Edi Rama: Ne jemi forca më e organizuar në politikën shqiptare, përsosim në çdo zgjedhje organizimin tonë dhe jemi një makineri që nuk thyhet. Të tjerët i duartrokasim për përpjekjet që bëjnë për tu organizuar por janë shumë larg nesh. Ne zgjedhjet i fitojmë nuk i marrim nga askush. Kjo është një periudhë e vështirë.
