Alimehmeti: Në Tiranë procesi i qetë dhe transparent, nuk ka kontestime nga kandidatët
Në një intervistë për RTV Ora, kandidati në Primaret e PD-së për Tiranës, Ilir Alimehmeti tha se ka qenë një proces i rregull dhe transparent.
Ai u shpreh se kryesisht kanë votuar anëtarët e PD-së dhe se pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur kontestime.
Alimehmeti: Për herë të parë zhvillohen primare të tilla në Tiranë. Ne presim që t’i numërojmë votat dhe falënderojmë votuesit. Procesi ka qenë korrekt dhe po e monitorojmë me rregullsi. Nuk kemi asnjë situatë dhe dyshim në Tiranë. Votuesit jashtë partisë nuk ka qenë domethënës, pasi pjesa më e madhe kanë qenë anëtarë të PD-së. Këto kanë qenë zgjedhje partiake në një klimë të favorshme. Ndoshta jo të gjithë janë afruar për të votuar, por numrat kanë qenë të kënaqshme.
Sot qytetaret kanë zgjedhur për herë të par ë për kandidatin e tyre, që zakonisht ka qenë privilegj i forumeve të partisë ose kryetarit të parë. Qytetarët kanë votuar dhe është kthyer fuqia e votës tek populli. Deri më tani nuk kemi pasur asgjë për kontestim. Po presim numërimin, por nuk duket se ka gjëra për tu kontestuar. Objektivi është 14 maji dhe jo 4 dhjetori.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

