Me çdo kusht në shesh, Berisha: Të zezat e këtij vendi burojnë në Surrel
Nga selia blu ku dha votën për një prej shtatë kandidatëve në garën e primareve për bashkinë e kryeqytetit, Sali Berisha deklaron se nuk ka ndërmend të tërhiqet apo ta zhvendosë protestën e parashikuar për tu mbajtur ditën që në Tiranë zhvillohet samiti i BE.
Përballë mediave ai premton se nuk do të cenohet siguria e lidershipit europian dhe mbarëvajtja e samitit, megjithatë Berisha dha një paralajmërim për Policinë e Shtetit.
Sali Berisha: Policia nëse është e porositur që të përballet me opozitën bën zgjidhjen e gabuar, opozita nuk ka betejë që nuk fiton.
Berisha thotë se protesta mund ti kishte shkuar kreut të qeverisë edhe në derën e shtëpisë.
Sali Berisha: Demokratët protestojnë në qytet, në shesh por e di mirë që burimi i të zezave është në Surrel. Nga atje burojnë të zezat e këtij vendi.
Por jashtë vëmendjes së kreut të demokratëve nuk mbeti edhe fakti se Vuçiç ka refuzuar të jetë pjesë e takimit BE - Ballkani perëndimor në 6 dhjetor në kryeqytetin shqiptar, e sipas Berishës Europa po ia bën të qartë Vladimir Putinit ambiciet e tij në Ballkan janë totalisht të papranueshme.
