Mori vetëm 32 vota në Primaret e Beratit, Sazan Guri: Nuk prisja që të vidheshin votat brenda llojit

Kandidati në primaret e PD-së në Berat Sazan Guri ka reaguar pasi nuk doli fitues në këtë proces ditën e sotme, pasi mori vetëm 32 vota.

Ai shkruan në Facebook se nuk priste që të vidhej vota brenda llojit dhe se nuk ndenji aty me vëzhgues për të parë procesin e numërimit.

Guri: Nuk vura vëzhgues sic me kerkuan se nuk e kuptoja dot te vidhesh vota brenda llojit. As nuk ndenjta deri ne fund, se kur delnin pas votimit me thoshin ‘profesor i madh’ dhe te shketet i tradhtonte fytyra, zeri, mbi te gjitha syte qe i hiqnin shpejt nga shikimi dhe pashe c’pashe ika nga mesdita. duke mos iu dhene doren atyre qe nuk e meritonin dhe pas disa oresh me thane rezultatin:


Unë, nga 610 persona qe votuan prej 2400 antareve te PD qe ishin shtuar me 500 simpatizant te kandidatit me porosi deri ne 2900 votues, fitova 30 kalores, ose trima qe s’pyeten per presion, ose luftetare qe vrane friken, vetem ne nje qytet. Mos harroni se nuk ishin as 30 rilindasit tane me dy milion banore ne 1870-1912 ne gjithe trevat ne shqiptare, kështu qe jemi mire boll.

Poll