Përfundon numërimi, Boçi dhe Maliqi fitues në Elbasan dhe Kuçovë, Sazan Guri humb në Berat

Përfundon votimi dhe numërimi në Elbasan ku gjithsej kane votuar 2183 persona, nga të cilat 2168 kane votuar pro Luçiano Bocit,7 kundër dhe të pavlefshme.

Po ashtu edhe PD-së në Berat ka mbyllur procesin e numërimit të primareve, ku kanë votuar 642 nga 3270 në total.

527 vota i ka fituar kandidati Zija Ismaili, 32 vota kandidati Sazan Guri,80 vota kandidatja Klejdi Spahiu dhe 3 vota kanë qenë të pavlefshme.

Edhe Dega e PD Kuçovë ka mbyllur procesin e numërimit, ku kanë votuar 346 anëtarë nga 1200 në total.

Konkretisht 337 vota kanë qenë për kandidatin e vetëm Lefter Maliqi dhe 10 vota të pavlefshme.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.