Rama për Berishën: I keqardhur që ndaj të njëjtin atdhe me një non grata

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar bashkëbisedim me gazetarë si dhe ju është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të publikut.

Rama u shpreh se “Ndihemi të keqardhur që ndajmë të njëjtin atdhe me personazhe te tilla groteske e komike sa i gjori non grata”.

Edi Rama: Është shumë e qartë, është domosdoshmëri e sigurisë një eventi historik marrja e masave. Ndihemi të keqardhur që ndajmë të njëjtin atdhe me personazhe te tilla groteske e komike sa i gjori non grata.  Nuk ka asnjë shqetësim nga BE. Janë marrë të gjitha masat, shpresoj që individët e tjerë nuk do të shkojnë me këmbët e tyre në atë qorrsokak ku ka pasoja ligjore të qarta. Mund të protestojnë më tutje lirisht pa asnjë problem, mund të protestojnë çdo ditë dhe se kjo nuk është një çështje e shoqërisë shqiptare për të marrin që kanë vënë në krye dhe i shkojnë nga pas. Ka gjithmonë një sistem mbështetës për çdo gjë që mund të ndodhë.