Primaret në PD, votohet për kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit
PD po mban këtë të djelë Primaret një proces i zgjedhjeve të brendshme ku do të dalin kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm.
Zgjedhjet mbahen në 56 nga 61 bashki. Jashtë primareve do të jetë bashkia e Malëssë së Madhe ku nuk u rregjistrua asnjë kandidat.
Në Himarë, Finiq e Dropull ku ka përqevdrim minoritarëhs grek propozimi i kandidatëve do ti lihet kryetarit Vangjel Dule.
Ndërsa Pusteci i është rezervuar një partie të minoritetit maqedonas.
Për shkak të koalicionit parazgjedhor të shpallur PD ka lejuar futjen në garë të kandidatëve të bashkisë së Lirisë në Kuçovë, Skrapar, Përrenjas dhe Memaliaj.
Luçiano Boçi: Edhe në rastin kur je kandidat i vetëm, vota ka vlerën e saj.
Në 56 bashkitë ku demokratët janë thirrur në votime gara më e fortë dhe vëmendja është fokusuar në Tiranë ku 7 kandidatë kërkojnë të dretjën për të sfiduar Erion Veliajn.
Ilir Alimehmeti: Në një garë që për herë të parë ndodh në Ballkan.
Luçiano Boçi në Elbasan dhe bardh Spahia në Shkodër dhe Admir Sinamati në Kukës nuk kanë rivalë dhe presin votë konfirmimi
Klevis Balliu: Nuk ka më kandidatura me pazare por ka kandidatura me votë. Kandidatët e dalë nga votat e qytetarëve do të përballen me kandidatët e pazareve.
7 kandidat janë tërhequr nga gara për arsye të ndryshme ndërsa në disa bashki ka pasur problematika të vogla në nisje të procesit të votimit.
Jozefina Topalli: Normalisht problematika të vogla ka dhe ka për të pasur gjithmonë por mua më çudit dhe më gëzon fakti që ka një pjesëmarrje të tillë.
Procesi i votimit zgjat deri në orën 18:00. Nëse asnjë kandidat nuk merr 50 për qind plus 1 votë në 11 dhjetor do të bëhet raundi i dytë.