Primaret në PD, Këlliçi: Dita e sotme festë demokracie

Belind Këlliçi kandidat në primare për bashkinë  e Tiranës në një prononcim për mediet tha se “të gjithë Shqipërinë demokratët, anëtarët dhe simpatizantët kanë marrë më shumë fuqi se kurrë me votën e tyre për të vendosur kandidatët që duan ti përfaqësojnë në zgjedhjet lokale më 14 maj”.

Këlliçi u shpreh se dita e sotme është një festë demokracie.

Belind Këlliçi: Sot e keni parë që në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë demokratët, anëtarët dhe simpatizantët kanë marrë më shumë fuqi se kurrë me votën e tyre për të vendosur kandidatët që duan ti përfaqësojnë në zgjedhjet lokale më 14 maj. Dita e sotme është një festë demokracie, është një fuqizim i anëtarësisë, fuqizim i simpatizantëve dhe një proces që forcon dhe demokratizon PD-në. u uroj të gjithë kandidatëve suksese dhe të jemi një ekip më 14 maj. Beteja jonë e përbashkët është data 14 maj, dat ku çdo qytetar shqiptar duhet të votojë kundër këtij regjimi që është vendosur përdhunshëm gjatë këtyre viteve por mbi të gjitha në 4 vitet e fundit ne kemi humbur çdo kontakt me pushtetin lokal.

Çfarë do të thoni për ata që thonë që fitorja në Tiranë është e përcaktuar dhe ju jeni kandidati për bashkinë e Tiranës?

Belind Këlliçi: Të numërohet çdo votë, çdo votë të bëhet transparente të marrin kontakt me bazën, me terrenin me simpatizantët dhe përgjigjen do ta marrin prej tyre.