Berisha: Nuk kam mbështetur asnjë kandidat në Primare, nuk e di nëse në lista ka pasur socialistë

Përmes një daljeje nga PD-ja, kreu i kësaj partie, Sali Berisha u shpreh se nuk ka pasur asnjë kandidat nga Sali Berisha dhe kryesia e PD-së.

Berisha shtoi se komisioni  zgjedhor ka bërë një punë shumë të mirë me listat e votuesve dhe se nuk e di nëse ka pasur emra socialistësh në lista.

Berisha: Në mënyrë absolute nuk ka pasur asnjë kandidat nga Sali Berisha dhe kryesia e PD-së. Se çfarë kanë kuptuar ata kandidatë unë nuk e di se cila është. Ky komision ka bërë një punë të jashtë zakonshme me listat. A ka pasur emra socialistë në ato lista unë nuk e vë dorën në zjarr.

Ne jemi kjo shoqëri që jemi. Kandidati mund të ketë njohje dhe miq socialistë dhe i fton që ta votojnë në PD dhe zgjedhje të përgjithshme. A kanë qenë një problem këto raste? Jo nuk kanë qenë problem. Mund të ketë ndodhur, por nuk ka ndikuar. Nuk përjashtohet mundësia që ndonjë socialist të ketë votuar, por jo nga Rilindja.