PD: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 42 mijë demokratë në Primare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2022, 17:21
Partia Demokratike ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes së anëtarëve të kësaj partie në Primare deri në orën 15:00.
Sipas PD-së, deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë gjithsej 42,365 demokratë në këtë proces, ndërsa janë renditur sipas qyteteve.
Konkretisht qyteti me më shumë pjesëmarrës në numra rezulton Tirana me 12 127 demokratë, ndërsa qytetit me më pak pjesëmarrje është Gjirokastra me 1063.
Ka qenë edhe anëtari i Kryesisë së PD Eno Bozdo, ki cili i bëri me dije këtë shifra përmes një prononcimi për mediet sot.
Ai theksoi se procesi i Primareve do të ketë transparencë, ndërsa shtoi se pjesëmarrja ka qenë mjaft e lartë, ndërsa pritet që votimet të mbyllen në orën 18:00.

