Berisha: Sot u hap PD-ja, standard demokratik i paparë në Shqipëri, iu dha pushteti anëtarësisë
Përmes një daljeje nga PD-ja, kreu i kësaj partie, Sali Berisha u shpreh se sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori i vitit 2021, që anëtarët e PD-së sot folën dhe vendosën me votën e tyre.
Sipas tij, ky proces përmbysi procedurën e përfaqësimit dhe zgjedhjet e drejtuesve partiak dhe se në të gjitha këto procedura sovrani ishin demokratët.
Berisha shtoi se kjo e bën PD-së forcën më demokratike në vend, më të përkushtuar dhe se procedura sot shënoi hapjen e vërtetë të PD-së, pasi kandidaturat nuk erdhën nga kryetari.
Berisha: Sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori i vitit 2021, që anëtarët e PD-së sot folën dhe vendosën me votën e tyre. Nuk besoj që të ketë një forcë tjetër politike që në një hark kohor më pak të ketë ushtuar në të gjithë an tërësinë e saj 5 herë votën e tyre. Në këtë kontekst unë kam bindjen se anëtarët ndihen më të lirë dhe më dinjitoz se kurrë në idealet e tyre demokratike. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD-së. Këtë proces me të cilën kjo forcë përmbysi, procedurën e përfaqësimit dhe zgjedhjet e drejtuesve partiak. Në të gjitha këto procedura sovrani ishin demokratët. Sot u vendos një standard demokratik i pa parë më parë.
Kjo e bën PD-së forcën më demokratike në vend, më të përkushtuar. Procedura e sotme shënoi gjithashtu hapjen e vërtetë të PD-së. Në garë morën pjesë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit, por si vullnet i tyre. Imagjinoni këtë moment, si transparent në krahasim me skutat mafioze të partisë tjetër. Qytetarët shqiptarë nuk kanë as edhe një ide, seç ndodh brenda atij bodrumi përveç se klithmat e përditshme. Ky nuk ishte një proces i përsosur. Kjo është rruga e vetme për të hapur PD-në dhe për ta bërë atë një parti e hapur.

