Berisha: Primaret sot nuk ishin një proces i përsosur, por u bë më e mira, pasurohet PD-ja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2022, 21:39
Përmes një daljeje nga PD-ja, kreu i kësaj partie, Sali Berisha u shpreh se sot jo i gjithë procesi i primareve në PD ishte i përsosur.
Berisha shtoi se u bë çfarë është e mundur për të zhvilluar procesin më të mirë dhe se kjo eksperiencë e pasuron PD-në.
Berisha: Nuk pretendohet të ishte një proces i përsosur. Jo! Nuk mund të pretendosh një gjë të tillë, por se u bë çfarë ishte e mundur për procesin më të mirë. U bë çfarë ishte e mundur për procesin më të mirë. Eksperienca e këtij procesi pasuron PD për përmirësimin e mëtejshëm të tij. Primaret janë rruga e vetme për t’iu dhënë pushtetin, dinjitetin anëtarësisë dhe simpatizantëve. Rruga e vetme për të hapur PD-në.
