Hasimja: Primaret në PD pozitive, sidomos në Tiranë, të mbahen edhe në partitë e tjera

I ftuar në Ora News, analisti Ermal Hasimja u shpreh se primaret janë një proces pozitiv dhe reflektojnë raportet e forcave brenda partisë demokratike.

Ai tha se një gjë e tillë duhet të aplikohet edhe në partitë e tjera në vend, si një proces demokratik që zgjedh kandidatët nga anëtarësia.

Hasimja: Primaret janë një proces pozitiv dhe reflektojnë raportet e forcave brenda partisë. Në një vend që ka një kulturë demokratike normale do të kishim një rezultat optimal, por vendi ynë nuk ka një demokraci të tillë. Besoj se ma kalimin e kohës mund të zgjidhin problemet. Besoj se mirë do të ishte të aplikohen edhe nga parti të tjera. Ka tek tuk ndonjë pakënaqësi ose ndonjë incident, por është një situatë normale për PD-në që ka pasur edhe probleme.

E rëndësishme është që të dalin rezultatet e sakta dhe të respektohet vullneti i votuesit demokrat. Mendoj se është rritur niveli i konkurrencës brenda PD-së, sidomos në Tiranë ku kemi disa kandistë seriozë. Kjo tregon se këto primare janë marrë seriozisht. Rasti i Tiranës është shumë i mirë sepse tregon se demokratët e kanë marrë seriozisht këtë proces.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.