Spaho: Në 6 dhjetor protestë para Kryeministrisë, ka ambasadorë që mbrojnë regjimin e Ramës
Deputeti demokrat Edmond Spaho nga Korça foli edhe për protestën e datës 6 dhjetor që do të mbajë opozita në Samitin e BE-së.
Ai tha se vendi i protestës do të jetë para Kryeministrisë, pasi do të protestohet kundër mazhorancës aktuale.
Spaho: Ne e kemi thënë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" tek kryeministria, ne problemet i kemi me mazhorancën kështu që është krejt normale që protesta të zhvillohet para godinës ku qeveria ushtron aktivitetin me të cilin qytetarët janë krejtësisht të pakënaqur.
Po kaloni vijat e kuqe thotë policia e shtetit?
Spaho: Këto janë vija të kuqe të vendosura nga policia e një policie arrogante. E cila në veprimtarinë e saj nuk ka në konsideratë asnjë interes të qytetarëve, një qeveri që vjedh zgjedhjet, një qeveri që ka kapur sistemin e drejtësisë, një qeveri që ka kapur median dhe që është e korruptuar nga koka tek këmbët, që nuk hap vende pune, nuk rrit paga dhe pensione, një qeveri që të detyron të ikësh në emigracion si në vitet 90. Kështu që të marrësh në konsideratë vijat e kuqe të saj do të thotë ta shtysh Shqipërinë në greminë dhe është detyra jonë ti kundërvihemi kësaj qeverie.
Kjo protestë pse nuk bëhet në sheshin Skënderbej?
Spaho: Unë ju thashë ne nuk e kemi problemin me sheshet as godinat ne e kemi me Edi Ramën që qeveris në mënyrën më të keqe të mundshme.
Aty do ketë samit me vendet e BE?
Spaho: Akoma më mirë ky është një avantazh i madh për opozitën pasi do t’i tregojmë Evropës se ka një Shqipëri tjetër nuk është ajo Shqipëria e raporteve të BE apo raporteve të disa ambasadorëve që janë në Shqipëri, por një Shqipëri që unë ua përshkrova më parë.
Çfarë doni të thoni me ambasadorët që janë këtu?
Spaho: Nuk është çudi disa ambasadorë, raportojnë që Shqipëria është në gjendjen më të mirë të mundshme ndërkohë që këtu demokracia ka marrë fund dhe po vendoset një regjim autokrat i Edi Ramës dhe këtë po e provojmë të gjithë. Është detyrë dhe papërgjegjësi e opozitës që t’i tregojmë komunitetit ndërkombëtar që këtu ka probleme serioze, thelbësore që duhen korrigjuar, nuk është vetëm në interesin e qytetarëve shqiptarë por në interes të gjithë rajonit që Shqipëria të kthehet në demokraci dhe jo në një tirani si po insiston Rama prej vitesh.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
