Alimehmeti për Primaret: Rikthehet sovraniteti i votës. Votoni për familjen e komunitetin tuaj!

Doktori Ilir Alimehmeti, kandidat në primare për bashkinë e Tiranës në një prononcim për mediat tha se për herë të parë është rikthyer sovraniteti i votës.

Alimehmeti thotë se numri i pjesëmarrësve në votime është i madh.

Ilir Alimehmeti: Për herë të parë rikthehet sovraniteti i votës së qytetarëve. Sot keni të drejtë të votoni për familjen turja për komunitetin tuaj. Ju ftoj të votoni, në një garë që ndodh përherë të parë. Në listë unë jam kanidati i 6 në rend alfabetik, listat u kanë shkuar të gjithë kandidatëve sipas udhëzimeve të gjithë anëtarët dihen, numri është i madh. Ne e kemi shumë të qartë listën nga fillimi në fund. Fushata ka qenë pozitive nuk ka pasur incidente, të gjitha janë zgjidhur sipas modaliteteve dhe afateve në fuqi.