Jozefina Topalli: Primaret kurajo e madhe, e surprizuar nga pjesëmarrja e paimagjinueshme
Koordinatorja e P D për qarkun e Lezhës Jozefina Topalli në një prononcim nga vendi ku po kryhen votimet për Primaret në Lezhë tha se ndjehet e surprizuar nga një pjesëmarrje aq e lartë.
Topalli u shpreh se "është kurajo e madhe të marrësh një vendim të tillë për Primare".
Jozefina Topalli: Jam e surprizuar nga një pjesëmarrje aq e lartë. Unë nuk e kisha marrë me mend se në një ditë me shi do të kishte pjesëmarrje të tillë. Problematika të vogla ka dhe ka për të pasur gjithmonë por mua më çudit dhe më gëzon fakti që ka një pjesëmarrje të tillë. Nuk e kam parë në asnjë vend tjetër një gjë të tillë, në Shqipëri jo e jo në 3 dekada. Është kurajo e madhe të marrësh një vendim të tillë për Primare por duket se qytetarët po i përgjigjen këtij procesi që është ushtrimi më i bukur demokratik me një pjesëmarrje të paimagjinueshme.
