6 Dhjetori/ Ministri Çuçi: Opozita të zhvendosë protestën jashtë "zonës së kuqe"
Opozita nuk do të lejohet të protestojë përballë kryeministrisë më 6 dhjetor. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se tubimi do të lejohet në një zonë tjetër që nuk cënon samitin e vendeve të BE që mbahet të martën, 6 dhjetor.
“ Ju garantoj se çdo gjë do të shkojë mirë. Sidomos për të garantuar edhe zhvillimin e protestës. Asnjëherë nuk kemi qenë kundër protestave. Gjithmonë kemi garantuar të drejtën e festës por këtë radhë ka zonë të kuqe ku nukmund të protestohet por jashtë kësaj zone” tha Çuçi pas një takimi me kreun e policisë së Shtetit.
Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku tha se shpreson në mirekuptimin e Partisë Demokratike por shtoi se policia i ka marrë masat për çdo të papritur në lidhje me cënimin e perimetrit të sigurisë.
"Ne kemi besimin se arsyeja do të fitojë mbi emocionet e kujtdo dhe jemi të përgatitur për çdo rast kur të ndodhë e kundërta".
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku sqaroi se ai vetë dhe drejtoria e Tiranës kanë mbajtur kontakte me zyrtarët demokratë për t`iu shpjeguar situatën, por shtoi se strukturat e rendit janë përgatitur për çdo të papritur.
"Policia e shtetit nuk e ndalon absolutisht protestën e lajmëruar por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë i cili është i pacënueshëm dhe i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit në samit dhe gazetarët e akredituar"
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku sqaroi se ai vetë dhe drejtoria e Tiranës kanë mbajtur kontakte me zyrtarët demokratë për t`iu shpjeguar situatën, por shtoi se strukturat e rendit janë përgatitur për çdo të papritur.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
