Alimehmeti: Deri në zgjedhje besoj se do të bashkohemi, kemi plan se si do ta drejtojmë bashkinë

I ftuar në RTV Ora, doktor Ilir Alimehmeti, kandidat për primaret në PD, u shpreh se beson se deri në 14 maj PD do të bashkohet në Lokalet 2023.

Ai tha se në fund të ditës nuk ka rëndësi se cilit kah politik i përket, pasi të gjithë thithim të njëjtën ajër e të gjithë prekemi nga çmimet e apartamenteve, apo trafiku.

Alimehmeti: Kemi 5 muaj e gjysmë deri në zgjedhje. Besoj se do të jemi akoma edhe më afër. Ne e shohim se situata është shumë ndryshme nga objektivi që qëndrohet tek krisja. Edhe PS ka krisje, por nuk shkon kamera, ndërsa tek ne janë të gjithë të fokusuar. Anëtarësia ka folur qartë dhe ne duhet të shkojmë bashkë atje, sepse nuk ka rëndësi se cili krah në fund, sepse thithim të njëjtin ajër dhe atë cilësi uji apo të njëjtat apartamentesh e trafik. Nuk ka të bëjë me anëtarë partie, hallet janë të përbashkëta.

Nuk besoj se dikush mund të bëjë diçka i vetëm, por funksionojmë me ekipe. Pasi të fitohet bashkia do të bëhet plani se si do të drejtohet kjo bashki. Kam respekt për njerëzit që janë marrë me menaxhimin votës. Po ashtu ato ide që u dhanë para zgjedhjeve, do të vihen në punë sapo të vijmë në fuqi. Kemi ekspertë shumë të mirë dhe me vlerë që besojnë tek puna. Njerëzit janë vetëm se nuk i kemi dhënë që ata të zhvillohen.

Shënim*Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.