Berisha paralajmëron Ramën: Të mos provokojë, opozitarët do ti përgjigjen me të gjitha mënyrat e mjetet

Kreu i PD Sali Berisha në një takim me banorët e njësisë NR.7 në Tiranë foli rreth protestës që do të mbahet në datë 6 dhjetor në Tiranë ditë kur do të organizohet dhe samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Berisha u shpreh se “nëse Rama provokon përgjegjësia i bie atij” dhe “populli opozitar ç’është e vërteta do ti përgjigjet me të gjitha mënyrat dhe të gjitha mjetet kjo të mos ketë dyshim”.

Çfarë do të bëjnë nëse Edi Rama nuk na lejon?

Sali Berisha: Ne e këshillojmë të mos na provokojë. Të drejtat tona kushtetuese ne do ti mbrojmë atë ditë më shumë se kurrë. Ne do të jemi në protestë. Nëse ai provokon përgjegjësia i bie atij. Unë kam shpjeguar motivet e protestës por në qoftë se ai mendon se mund ta shtypë atë ditë popullin opozitar, populli opozitar ç’është e vërteta do ti përgjigjet me të gjitha mënyrat dhe të gjitha mjetet kjo të mos ketë dyshim. Ne po ushtrojmë të drejtën tonë kushtetuese, askush nuk ka të drejtë të na pengojë ne.