Roberto Rossi: Shqipëria të jetë e vetëdijshme nga rreziku i krimit, SPAK duhet "rritur"
Në simpoziumin e sotëm të organizuar në Tiranë nga drejtues të SPAK dhe Prokurorive italine është diskutuar për bashkëpunimin mes vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.
Roberto Rossi, drejtues i Prokurorisë së Barit deklaroi se në Shqipëri, duhet të ketë më shumë vetëdije mbi rrezikun që vjen nga kriminalitetit, sidomos në ekonomi.
Për këtë deklaroi ai, SPAK duhet të rritet e zhvillohet akoma më shuëm dhe me mjetet e duhura të "trembin" krimin.
"Hapi i parë është ai i vetëdijës, është thënë dëmi i jashtëzakonshëm që i bën kriminaliteti ekonomisë.
Duhet të kemi vetëdije, edhe në Itali kemi ndonjëherë idenë se kriminaliteti i organizuar shkakton rrezik, dhe sot ai nuk shkakton vetëm të vdekur. Edhe në Shqipëri kjo vetëdije duhet të ekzistojë edhe më shumë.
Fakti që ka një strukturë si SPAK, është një nismë shumë e madhe. Duhen mbrojtur, mbështetur e inkurajuar, që ky "fëmijë" të rritet, me energji të re.
Duhet të jenë të aftë që ta trembin krimin, dhe për këtë duhen mjete. Krijuam një instrument hetimor të përbashkët ku nuk ka një shkëmbim, por së bashku mbledhim prova, dhe kanë një vlerë në secilin vend. Puna e përbashkët do të ketë efikasitet," tha ai.
