Francesco Lo Voi: Mafia shqiptare bashkëpunon me atë italiane. Jo vetëm drogë e vrasje, por dëme ekonomike
Në simpoziumin e organizuar sot në Tiranë në kuadër të 30 vjetorit të krijimit të Direzione Nacionale Antimafia ( DNA)dhe në funksion të bashkëpunimit në rritje ndërmjet Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me Direzione Nacionale Antimafia e Antiterrorismo (DNA) ishin të ftuar edhe drejtues të prokurorive italiane.
Francesco Lo Voi, drejtues i Prokurorisë së Romës në fjalën e tij deklaroi se ka një bashkëpunim të kriminelëve dhe eksponentëve të krimit në Shqipëri me ato italian. Ai dklaroi se nga ky bashkëpunim mes mafiave nuk ka vetëm vrasje e trafik droge, por dhe dëme në ekonomi, treg e konkurencën e lirë.
"Të dhënat që u publikuan mbi numrin e skuadrave hetimore të përbashkëta që po veprojnë e vërteton këtë fakt të bashkëpunimit të kriminelëve dhe eksponentëve. Është e dukshme prania e ndërsjelltë e kriminalitetit në të dyja vendet, që veprojnë me eksponentë të krimit të organizuar italian dhe vendeve të tjera që veprojnë në Itali.
Ne duhet të vazhdojmë të ndjekim bashkëpunimin, sigurimin e provave, të dërgojmë në proces kriminelët, italianë apo të huaj qofshin. Kam realizuar disa forma bashkëpunimi me kolegët shqiptar, shumë më efikase se sa me kolegë të vendeve të tjera të BE.
Mafiat e ndryshme dhe kriminaliteti i organizuar provokojnë dëme, që nuk janë vetëm ato të dukshme, vrasje, trafik droge, por shkaktojnë dëme edhe shoqërive, provokojnë dëme ekonomike, tregut, konkurencës së lirë, konkurencës mes biznesmenëve të ndershëm.
Nëse pronari i një hoteli vendos ta shesë, vlen 100 paraqiten blerës të mundshëm, dhe vjen dikush që ka para të pisët dhe ofron 200. Është e qartë se pronari do ia shesi atij që ofron 200. Kjo prish konkurencën e ndershme, sepse nuk i bën dot konkurencë kësaj mase të madhe parash. Jo vetëm investon para, por investon formë të re gjetjesh parash në formë ligjore.
Aktiviteti në dukje është i ligjshëm. Ai do ta shtojë hotelin, i duhen 20 dhoma të reja. I drejtohet strukturave përkatëse të shtetit, për leje ndërtimi, me shuma parash në dispozicion, mund të bëjë edhe korrupsion, dhe çon në dëme të mëdha të ekonomisë së një vendi.
Ky është një aksion që ka nevojë të përfshirjes edhe të qytetarëve përveç organeve të ligjit. Nuk arrihet nëse nuk ka pjesmarrje edhe të qytetarëve, edhe ata që janë të jashtëm nga aktivitetet tona hetimore e gjyqësore," tha ai.