Balla ua thotë në sy demokratëve: Do t’i fitojmë të gjitha bashkitë në 14 maj, edhe Shkodrën

Nga Kuvendi i Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh se PS është bërë gati që në 14 maj t’i fitojë të gjitha bashkitë në vend.

Sipas tij, do të fitohet edhe Shkodra në zgjedhjet lokale, duke shtuar se PD-ja gënjen se janë shtuar punonjësit e administratës.

Balla: Ju i jeni shmangur zgjedhjeve, por e vërteta është se PS qeveris sot në 60 bashki dhe tua them troç, duam t’i fitojmë të gjitha bashkitë në 14 maj, jemi bërë gati. Do ta fitojmë edhe Shkodrën, meqë dështoi edhe ky i foltores. Kërkoni ndjesë për shpifjen se numri i punonjësve në administratë është rritur.

E vërteta është se në 12 bashki është rritur, por në 49 bashki është ulur. Reforma që miratuam ne në vitin 2014, ka rezultuar në uljen e numrit të punonjësve. Sot të ardhurat në bashki janë 2 herë më të larta, shpenzimet publike rritur me 67%. Janë rritur punonjësit e ndërmarrjeve të shërbimeve publike, si gjelbërimi.