Veliaj fushatë me abonetë e urbanëve, 20 mijë abone studenti për 50 mijë që janë në Tiranë

Erion Veliaj ka nisur përdorimin e të gjitha formave që do mund t’i sigurojnë disa vota më shumë në zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm. Një hapësirë të tillë ai duket se e ka gjetur edhe tek studentët që jetojnë në Tiranë, të cilët ka nisur t’i pajisë falas me abonetë e urbanëve të kryeqytetit. Për muajin tetor janë përllogaritur të shpërndahen mbi 20 mijë abone për 50 mijë studentët që jetojnë në Tiranë. 

Erion Veliaj është përfshirë në fushatë për mandatin e tretë në krye të bashkisë së Tiranës 7 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Dhe në kuadër të intimidimit parazgjedhor të të rinjve, Veliaj ka nisur nga puna për “blerjen” e votave të tyre përmes aboneve studentore në urbanet e kryeqytetit.

Falas ky dokument do të jepet për të gjithë studentët e pajisur me kartë.

Bashka e Tiranës ka vendosur të subvencionojë këto bileta mujore për periudhën kohore nëntor 2022 deri në 29 shtator 2023, periudhë që përkon me zgjedhjet lokale.

Për muajin tetor janë përllogaritur të shpërndahen mbi 20 mijë abone për 50 mijë studentët që jetojnë në Tiranë.

Aktivistë të shoqërisë civile shohin me problem faktin se vendimi është i kufizuar në kohë, ndaj kërkojnë të jetë i përhershëm.

“Është një vendim i cili shtrëngon disa para diku tjetër për tua çuar operatorëve të transportit publik, vetëm për të lehtësuar jetësën e studentëve në tiranë në mënyrë që ato të përceptojnë se bashkia po punon për studentët.”

Të kufizuar e konsiderojnë edhe studentët këtë subvencionim, kërkojnë që të jetë i përhershëm.

“Është vetëm një vit, duhet të zgjasë edhe më shumë. Duhej të ishte e vazhdueshme.”

Madje, Rigels Xhemollari thotë se të rinjtë nuk duhet të kenë nevojë për abonenë, por duhet të lëvizin vetëm me kartën e studentit .

"Ajo që kemi rekomanduar ne është që studentët të lëvizin vetëm me kartën e studentit.”

Humbje kohe e konsiderojnë studentet pajisjen me abone, ndërkohë që kanë kartat.

“Do të ishte më e lehtë se kështu do të përballemi me shumë radhë.”

Në vendimin e Këshillit Kashkiak thuhet se efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen duke pakësuar fondin rezervë të buxhetit 2022 të bashkisë Tiranë me vlerë 24.314.400 lekë.