Berisha fton qytetarët tu bashkohen pedagogëve në protestën e sotme
Nga Ora News Përditësimi i fundit 31 Tetor 2022, 09:47
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar sot qytetarët të bashkohen në protestën e pedagogëve.
Protesta do të mbahet sot në orën 11:00, përpara Universitetit Politeknik të Tiranës.
Pedagogët janë prej më shumë se dy javësh në protestë e disa prej tyre kanë bojkotuar edhe mësimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ndër kërkesat më kryesore, ata kërkojnë rritjen e pagës me 50% dhe rritjen e financimit të kërkimit shkencor për universitetet.