Radhët e gjata në Kapshticë, Blushi: Shqiptarët po torturohen në pritje, të braktisur nga qeveria
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me radhët e gjata kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Blushi në një postim në rrjetin e tij social Facebook shkruan se “qytetarët janë të braktisur nga shteti, prej orësh qëndrojnë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës!”
Tedi Blushi thotë se nevoitet një zgjidhje e mënjëhershme për të gjithë shqiptarët që po torturohen në pritje.
Postimi i plotë:
Qytetarët e braktisur nga Qeveria prej orësh qëndrojnë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës!
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të vendosë sa më parë kontaktet me palën greke për të lehtësuar dhe garantuar lëvizjen e lirë!
Nevojitet një zgjidhje e menjëhershme për të gjithë shqiptarët që po torturohen në pritje!
