“Po na përdhunon qeveria!” Hoxha: Njerëzit duan një shtet normal, Ramën nuk e durojnë më

“Ne po dhunohemi çdo ditë, po na dhunon, po na përdhunon qeveria.”

Kështu u shpreh Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha në një intervistë në RTV ORA.

Hoxha teksa ju referohet rasteve të ndryshme që kanë ndodhur në vend e që fajin ja kanë faturuar mosfunksionimit si duhet të shtetit dhe institucioneve u shpreh se ajo çfarë duan njerëzit është një shtet normal.

Sipas tij njerëzit nuk e durojnë Ramën më.

Lisandër Hoxha:  Ne po dhunohemi çdo ditë, po na dhunon, po na përdhunon qeveria, çdo ditë shqiptarët. Të të lërë pa bukë, të të lërë fëmijën rrugëve, të ta shtypi me skaf, të ta rrahi patronazhisti me uniformë fëmijën a është kështu? Njerëzit duan një shtet normal. Jemi në 2022, kemi nevojë të besojmë tek institucionet, tek njerëzit publik, në mënyrë që të funksionojë në bazë të rregullave. Kështu rrugaççe, gjithkush mund ta bëjë Edi Ramën. Çfarë mund të bëjmë ne për këtë vend? Njerëzit Ramën nuk e durojnë më! Ndaj me 12 nëntor do të ketë një revoltë popullore se njerëzit nuk durojnë më. Rama e ka kuptuar i pari dhe prandaj ka filluar t’ju rrëshkasë atyre që thoshte vetë 24 orë më parë.