“Thirrëm protestë, populli thotë revoltë”, Hoxha: Kjo qeveri të lë pa gjë, të rrjep ekonomikisht

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha thotë se njerëzit nuk durojnë dot më .

Në një intervistë për RTV ORA Hoxha u shpreh se kjo qeveri t’ju marrë edhe kafshatën e fundit shqiptarëve në sirtar e në frigorifer, çdo gjë që ato kanë, ti rrjepi ekonomikisht.

Lisandër Hoxha:  Ne kemi thirrur protestë por populli po na thotë revoltë. Njerëzit nuk durojnë dot më. Është një qeveri e cila po i persekuton në mënyrë financiare njerëzit. Nëse Enver Hoxha të merrte dikur me Sigurimin e Shtetit dhe të plaste në ndonjë kamp përqendrimi a në ndonjë burg, ky të lë pa gjë. Do t’ju marrë edhe kafshatën e fundit shqiptarëve në sirtar e në frigorifer, çdo gjë që ato kanë, ti rrjepë ekonomikisht.