Atentati në Tiranë, ky është 39 vjeçari që u ekzekutua tek "Kodra e Diellit"
Nga Ora News Përditësimi i fundit 31 Tetor 2022, 08:36
Ora News ka siguruar foton e viktimës, Briken Sanaj i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e 30 tetorit 2022, tek Kodra e Diellit në Tiranë.
39 vjeçari u qëllua me armë zjarri dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Në dokumentet që janë gjetur me vete viktimës ishte emri i Briken Sanajt, por burime bëjnë me dije se ai njihej edhe me emrin Skerdi Sanaj, raporton gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.
39 vjeçari nga Lezha kishte më shumë se një vit që ishte rezident në këtë lagje të Tiranës.
Mësohet se viktima pasi ka mbyllur makinën në garazh është takuar me dy –tre shokë të tij. Ai është goditur me kallashnikov nga një makinë që mendohet se është ajo që është gjetur duke u djegur në Qafë Kashar, mëson Ora News.
