Detaje nga vrasja te Kodra e Diellit në Tiranë, 39 vjeçari u ekzekutua pak pasi la makinën në garazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2022, 00:06
Detaje të reja nga vrasja e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, 30 tetor 2022 tek Kodra e Diellit.
Në dokumentet që janë gjetur me vete viktimës ishte emri i Briken Sanajt, raporton gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.
39 vjeçari nga Lezha kishte më shumë se një vit që ishte rezident në këtë lagje të Tiranës.
Mësohet se viktima pasi ka mbyllur makinën në garazh është takuar me dy –tre shokë të tij. Ai është goditur me kallashnikov nga një makinë që mendohet se është ajo që është gjetur duke u djegur në Qafë Kashar, mëson Ora News.
Makina që është gjetur duke u djegur ishte tip Benz me targa AA 777GY. Gjithashtu brenda saj u gjet një kallashnikov.

Foto nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes
