Radhët e gjata në Kapshticë, reagon policia: U morën masa, dogana greke shtoi sportelet

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në pikën kufitare të Kapshticës ku u krijuan radhët e gjata të utomjeteve arritën në mbrëmje nga dogana deri në fshatin Kapshticë.

Në deklaratë thuhet se  shefi i Stacionit të Policisë Kufitare të Kapshticës menjëherë mori takim me homologët në doganën greke të cilët pas takimit shtuan sportelet dhe aplikuan procedurën e përshpejtuar.

Siç edhe u njoftua më herët policia konfirmon se për shkak se dogana në palën greke punonte me dy sportele u krijuan radhë në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Por falë masave të marra lëvizja ka qenë e njëtrajtshme nga të dyja anët e kufirit duke eleminuar radhët e krijuara.

Aktualisht në këtë pikë kalimi nuk ka radhë dhe lëvizja paraqitet normale.