“Rama gënjen për çmimin e energjisë”, Hoxha: Kanë akumuluar një mal me borxhe, duan të paguajmë ne faturën
ERE njoftoi këtë të premten (28 tetor 2022) që në muajt nëntor dhe dhjetor do të apliokohet çmimi me 44 lekë për kilovat për të gjithë konsumatorët që tejkalojnë fashën mbi 800 kWh. Nga ana tjetër Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Tëitter tha se një lajm i tillë është i rremë.
Lisandër Hoxha Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD në një intervistë për RTV ORA tha se qëndrimi i çmimit siç ishte është një gënjeshtër e Ramës.
Hoxha thotë se është ERE që përcakton çmimin dhe ky institucion nuk mund të bëjë më zëdhënësin e qeverisë.
Lisandër Hoxha: Është një gënjeshtër e kryeministrit. Vendimi i energjisë ulet dhe rritet nga ERE, është një ent publik jashtë qeverisë, me mandate të përcaktuar nga parlamenti. Kjo nënkupton që nuk mund të bëjnë më zëdhënësin e qeverisë. Ngriva-shkriva është një lojë kalamajsh, nuk është për një institucion publik dhe është turp që kryeministri i një vendi del në mënyrë të papërgjegjshme dhe përgënjeshtron atë që është e zezë mbi të bardhë e shkruar me vendimin e datës 7 tetor ku thotë se çmimi i energjisë do të rritet nga data 1 nëntor deri 31 dhjetor. Këta kanë akumuluar një mal me borxhe dhe duan që faturën ta paguajmë ne shqiptarët.
