Vritet Briken Sanaj tek Kodra e Diellit, në Qafë Kashar gjendet duke u djegur një makinë

Policia jep detaje mbi vrasjen e ndodhur mbrëmjen e  30 tetorit 2022 tek Kodra e Diellit në Tiranë.

Viktima 39 vjeçari Briken Sanaj është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia thotë se janë shoqëruar disa persona në Polici ndërsa në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

"Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Vritet Briken Sanaj tek Kodra e Diellit, në Qafë Kashar gjendet duke u
Ne foto: Briken Sanaj dhe vendi tek Kodra e Diellit ku u vra 39 vjeçari më 30 tetor 2022

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve"

Viktima është goditur me armë nga një makinë që mendohet se është ajo që është gjetur nga policia duke u djegur në Qafë Kashar. Bëhet fjalë për një autoveturë tip Benz me targa AA 777GY. Gjithashtu brenda saj u gjet një kallashnikov.