Pas xhirimit të dokumentarit, Jim Belushi i relaksuar me puro merr leksione nga Balla: Unë jam shqiptar!
Aktori i famshëm i Hollywoodit me origjinë shqiptare Jim Belushi ka përfunduar xhirimet në Shqipëri për dokumentarin mbi vendin tonë që do të shfaqet në serialin e Discovery Channel.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë një video me aktorin ku ky i fundit shfaqet i relaksuar me puron e tij ndërsa merr leksione në gjuhën shqipe nga Balla për të pohuar se ai është Shqiptar.
"BLUESBROTHERS, Me shqiptaro-amerikanin e madh Jim Belushi, i cili realizoi për ditë me radhë dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery Channel" shkruan Balla.
Belushi udhëtoi në për Shqipëri, duke filmuar për një dokumentar që do të transmetohet në ekranet amerikane, ku siç zbulon, në fokus është legalizimi i kanabisit në Shqipëri, me qëllim parësor shkatërrimin e krimit të organizuar.
Ai erdhi me ftesë të kryeministrit Rama për të sjellë eksperiencën e tij rreth kësaj industrie.
