Mjeti me bazë ushqimore për blegtorinë merr flakë në aksin Thumanë-Fushë Krujë

Digjet një automjet në rrugën Thumanë- Fushë Krujë.

Mjeti ishte i ngarkuar me bazë ushqimore për blegtorinë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Një zjarrfikëse nga Kruja në vendngjarje.

Policia po punon për hapjen e rrugës së bllokuar nga mjeti i përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Gramzës.