"PL një dimension krejtësisht i ri", Vasili: Parti e thjesht, pranë interesave të qytetarëve

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Siklajda Shorja u shpreh se PL ka një dimension krejtësisht i ri krahasuar me LSI-në.

Vasili tha se eliminimi i strukturave të tepërta, bërja e partisë sa më praktike, institucionalizimi në statut i referendumit dhe dhënia e një frymëmarrje më të madhe e madhe anëtarit të partisë  janë element të cilët bëjnë ndryshimin në PL.

Petrit Vasili: Në pikëpamje të thelbit të ndryshimeve statutore, eliminimi i gjithë strukturave të tepërta. Ideja është për ndërtimin e një partie të thjeshtë në organizim. Pra për të bërë një parti që është sa më praktike dhe për të gjitha interesat e qytetarëve. Gjithashtu dhe institucionalizimi në statut i referendumit duke u bërë një instrument për probleme që lidhen jo vetëm me organizimin e brendshëm por dhe funksionimin e partisë. I jepet një frymëmarrje e madhe anëtarit të partisë jo thjesht e institucioneve qendrore të partisë.  Është një dimension që nuk ka qenë i tillë në organizimin e mëparshëm të ish LSI-së tashmë.  Në PL është një dimension krejtësisht i ri. Dokumenti themelor ishte program i ri politik.