Rama nga Dibra: Me punë bëhet sukses jo vetëm në qytet por dhe në fshatra
Kryeministri Edi Rama ishte sot (29 tetor 2022) në Dibër ku u zhvillua evnti “Krenaria e vendit” ku ju dorëzua certefikatë mirënjohje disa personave të cilëtkanë zgjedhur të kontribuojnë në vendin e tyre dhe jot ë largohen në emigrim.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se me punë bëhet sukses jo vetëm në qytet por dhe në fshatra.
Edi Rama: Se thonë po pse, akoma flet për ujin? Këtu asnjëherë nuk u bë ujësjellësi si duhet që sillte ujë 24 orë. Ta linim ujësjellësin pa bërë se nuk flitet për ujë në vitin 2022 nuk i lemë gjërat pa bërë ndaj do të bëjmë dhe gjërat e tjera që nuk i kemi bërë por sot këtu nuk jemi për të folur për çfarë bëjmë ne por për çfarë bëni ju dhe për të shpërndarë disa falenderime publike. Ata marrin ato falenderime janë njerëzit që bëjnë krenar komunitetin këtu. Me punë bëhet sukses jo vetëm në qytet por dhe në fshatra.
