Ora News, "Fundjavë Ndryshe" dhe qytetarë bëhen bashkë për të ndihmuar 40-vjeçaren me dy fëmijë

Një 40 vjeçare, nënë e dy fëmijëve u ndihmua nga qytetarët dhe fondacioni fundjavë ndryshe pas apelit në ora nevvs. Vaçe Grami jeton në kushte të vështira në zonën e Urës së Beshirit në Tiranë por thotë se ndihma e qytetarëve dhe e medias, ia ka lehtësuar sadopak vështirësitë

Vaçe Grami është nënë e dy fëmijëve. Jeton me dy fëmijët, tek Ura e Beshirit në njësinë administrative Pezë në një shtëpi që nuk plotëson kushtet minimale të jetesës.

Prej vitesh Ora News e ka ndjekur rastin e saj dhe është përpjekur ti qëndrojë pranë duke i ardhur në ndihmë.

Në emisionin Ora Juaj të moderatorit Klodi Karaj një qytetar shprehu gatishmërinë për ti dhuruar disa pajisje shtëpiake.

Së bashku me Ora News u bashkua edhe fondacioni "Fundjavë Ndryshe" që edhe më herët e kanë ndihmuar 40 vjeçaren.

"Pikë së pari, unë dua të falenderoj Ora News, që në bashkëpunimin që kemi, na japin dhe verifikojnë paraprakisht rastet që ne ndihmojnë dhe i procedojmë më vonë.

E shikojmë si një bashkëpuntor shumë të rëndësishëm të rasteve, sigurisht edhe në trajtimin e tyre. Prej Ora News patëm mundësinë që të kontaktojmë dhe të ndihmojmë me pako ushqimore dhe higjenike në vazhdim," tha ai.

Moderatori Klodi Karaj premton se do të vijojë tu qëndrojë pranë familjeve në nevojë duke i trajtuar historitë e tyre e duke e përcjellë apelin për ndihmë.

"Ne jemi këtu, jo për ti nxjerrë nga situata e përhershme, por për të treguar që, jo vetëm ne, por dhe ata që kanë pak më shumë mundësi ndoshta, tu vijnë në ndihmë familjeve," tha ai.

Vaçe Grami u shpreh mirënjohëse dhe vlerësoi ndihmën.

"Në rradhë të parë, faleminderit. Shumë falminderit se nuk është hera e parë që keni ardhur. Shumë faleminderit për gjithçka që keni bërë. Faleminderit edhe për "Fundjavë Ndryshe"," tha ajo.

39 vjeçarja e cila ka përjetuar dhunën nga ish-bashkëshorti tashmë është në proces divorci ku pas ndërhyrjes së Ora News asaj i është mundësuar një avokat falas për ta përfaqësuar në gjykatë.

Sot ajo jeton me dy fëmijët, vajzën 13 vjeç dhe djalin 18, në këtë shtëpi ku të ardhurat e vetme janë ndihma ekonomike.

Ora News, "Fundjavë Ndryshe" dhe qytetarë bëhen Ora News, "Fundjavë Ndryshe" dhe qytetarë bëhen Ora News, "Fundjavë Ndryshe" dhe qytetarë bëhen Ora News, "Fundjavë Ndryshe" dhe qytetarë bëhen