Elbasan, administratori i fasonerisë shet mallrat e firmës me vlerë 24.000 euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2022, 14:59
Një 36-vjeçar është arrestuar sepse shiti në mënyrë të paligjshme materiale fasonerie të firmës ku ishte administrator duke shkaktuar dëm ekonomik me vlerë 24.000 euro.
-F. T., 36 vjeç, banues në Elbasan u kallëzua nga administratorja tjetër e të njëjtës firmë.
“Mallrat e shitur në mënyrë të kundërligjshme ishin nën regjim të përkohshëm nga autoritetet doganore shqiptare dhe të destinuara për t’u shitur në tregun italian.”- njoftoi Policia e Elbasanit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, ku do të ndiqet për veprën penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”
