Meta nis fushatën, ja çfarë synon programi politik i Partisë së Lirisë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka folur mbi programin politik të Partisë së Lirisë.

Gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja, Vasali tregoi pikat e parashtruara nga  kjo parti dhe u shpreh se  Meta i ka vënë emrin se kush është shkaktari, kush është i korruptuar dhe se si dilet nga kjo situatë.

Petrit Vasili: Për herë të parë një forcë politike institucionalizon  një qëndrim shumë të qartë statutor programor për ta bërë referendumin  një të drejtë reale. Është në traditën tonë që stimulimi, mbështetja e të rinjve nuk ka qenë një slogan, ne kemi bërë gjithçka për ti afirmuar për ti mbështetur dhe për ti promovuar. Duke vënë taksa minimale apo dhe përjashtim në momentiet filestare tu krijohet mundësia të rinjve të krijonin biznesin e tyre.

Meta tha se të rinjtë janë fokusi në PL, por si do të punojë kjo parti që të mos largohen të rinjtë?

Petrit Vasili: Çdo sakrificë nuk do të ishte asgjë qoftë dhe për të mos lënë një të ri të vetëm të largohet nga Shqipëria kur ekzistojnë  mundësitë që të ndërtojë këtu. Largimi i të rinjëve është kërcënimi më i madh i vendit. Rrugët se si mund të dilet nga situate janë shumë të thjeshta por kanë vetëm një kusht, një shtet të bazuar në ligj dhe që përjashton korrupsionin dhe paratë e pista.

  Sa i përket programit ekonomik

Është parashikuar rishikimi ligjor i kontratave dhe koncensioneve dhe PPP-ve me auditim ndërkombëtar, konfiskim i aseteve të krijuara nga veprimtari korruptive e kriminale si incineratorët.

Petrit Vasili: Ka dy mekanizma të madha. Mekanizmi i jep përgjigje një veprimtarie të certefikuar, kriminale korruptive me të cilët është provuar shpërdorimi i fondeve shtetërore. Meta ka ngritur një problem tjetër të madh, mekanizmi i mbushjes së arkës së shtetit.

Në program është parashtruar rivendosja e taksimit të sheshtë.

Petrit Vasili: Do të thotë thjeshtim i gjithë procedurave të komplikuara që kanë krijuar vetëm hapësira për korrupsion për ti dhënë stimuj për të investuar në Shqipëri.

“Meta i ka vënë emrin se kush është shkaktari, kush është i korruptuar dhe se si dilet nga kjo situatë. Një opozitë e sinqertë dhe me program të qartë është ajo që do t’ju shërbejë shqiptarëve.”, tha ai.