Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Sarandë
Nga Anxhela Lushkaj Përditësimi i fundit 29 Tetor 2022, 16:09
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen 4 në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Mikel Steriopulli.
Bombolën e gazit ata e kishin në ballkonin e banesës. Duke punuar bombola ka plasur.
Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.
Arritja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe nuk mori përmasa.

