Ambasadori i Kosovës: Jo Open Balkan, Kosova me procesin e Berlinit
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në nivele shumë të mira, ka thënë amabsadori i Kosovës në Tiranë Skënder Durmishi. Ai foli edhe për çështjen e targave serbe në Kosovë, dhe të ashtuquajturin Open Balkan, duke thënë se Kosova është e fokusuar tek procesi i Berlinit.
Marrëdhënit e Shqipërisë dhe Kosovës kanë qënë shpesh në fokusin e mediave dhe qëndrimeve politike.
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Skënder Durmishi hedh poshtë pretendimet se dy vendet nuk kanë marrëdhënie të mira në raportet e tyre zyrtare.
Skënder Durmishi: “Me shumë kënaqësi mund t’ju them se raportet nuk kanë qenë kurrë më të mira në këtë konstatim e argumentoj me bazën, me gjendjen faktike, argumentet, këmbimet e mallrave, njerëzve, turistëve.”
Diplomati i Kosovës thotë se çështja e reciprocitetit me Serbinë duhet të zgjidhet në të ardhmen dhe se minoriteti serb në Kosovë është i respektuar.
Skënder Durmishi: “Kosova është republikë, është shtet i pavarur, shtet Sovran. Edhe kjo çështje do të zgjidhet siç janë zgjidhur e tejkaluar shumë barrier të tjera të krijuara artificialisht ose për motive të ndryshme por jo në interest të askujt.”
Duke folur për Open Balkan, Durmishi përkrah qëndrimin zyrtar të Prishtinës, ndërsa thotë se për kosovën I vetmi fokus për Kosovën është procesi i Berlinit.
Skënder Durmishi: “Qeveria e Kosovës ka shprehur rezervat e veta, fokusi i Kosovës është tek Procesi i Berlinit për shkaqe që dihen. Ne asgjë nuk na pengon thellimin e mëtejm të bashkëpunimit me Shqipërinë.”
Këto deklarata ambasadori i Kosovës në Shqipëri Skender Durmishi i bëri gjatë një aktiviteti në qytetin e Shkodrës.
