"Do fitojmë përballë qeverisë së pakicës", Meta apel qytetarëve: Na jepni fuqi, t'u japim llogari!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2022, 17:07
"Ne u themi qytetarë shqiptarë na jepni fuqi tu japim llogari.Garancia juaj është referendumi".
Ky ishte mesazhi që përcolli në mbyllje të Konventës së Partisë së Lirisë, kryetari i kësaj partie Ilir Meta.
Edhe pse në vijimësi opozita ka akuzuar qeverinë Rama për masakër elektorale, Meta është i bindur se do ta fitojnë betejën e 14 majit.
"Ne do të fitojmë, qeveria aktuale është një qeveri e pakicës së pakicës. Është një qeveri që i blinte ndeshjet vite përpara se ajo të fillonte, ndeshja është e vërtetë dhe ne jemi tepër të sigurt në triumfin e opozitës së vërtetë në këto zgjedhje. Është shumë e vërtetë ajo që thoni ju, kjo qeveri i kontrollon dhe i ka blerë të gjitha pushtet por ne kontrollojmë pushtetin e lirisë".

