Gati për Halloween, njerëzit në mbarë botën festojnë ditën e të vdekurve
Festimet e festës së Halloweenit kanë filluar në mbarë botën, ku çdo person i ri dhe i vjetër vishet me kostume të ndryshme duke filluar nga fantazmat e deri tek njerëzit e famshëm.
Përgatitjet për festën e Halloweenit kanë nisur që prej fillimeve të tetorit.
Të rinj e të vjetër nga e mbarë bota janë bërë gati për festën që nderon të vdekurit. Në Amerikë, Angli, Meksikë e kudo ku kjo traditë ndiqet përgjatë rrugëve shikohet atmosfera festive.
Tradita të tjera të kësaj feste janë shtëpitë e fantazmave, filmat horror si dhe historitë e frikshme që tregohen nga më të moshuarit.
Sulm "masive" me dron në Flotën e Detit të Zi
29 Tetor, 18:03
Zakoni i mashtrimit, në të cilin fëmijët vishen me kostume dhe kërkojnë karamele nga fqinjët, u bë popullor në Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit të 20-të, pasi komunitetet irlandeze dhe skoceze ringjallën zakonin e botës së vjetër të "guising", në të cilin një person vishej me kostum dhe tregonte një shaka, recitonte një poezi ose kryente ndonjë truk tjetër në këmbim të një fruti ose ëmbëlsire tjetër.
Sot, Halloween është një nga festat më të mëdha për shitjet e ëmbëlsirave që vlerësohet të jetë më shumë se 3 miliardë dollarë, sipas Federatës Kombëtare të Shitjes me Pakicë.

